Hovenier: Mos të përdoret dhuna për të hyrë në ndërtesat e komunave në veri
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha këtë të enjte se nuk duhet përdorur forca për tu futur në ndërtesat komunale në veri të Kosovës.
Ai i ka bërë këto deklarata, pasi të premten pritet që kryetarët e rinj të komunave veriore të Kosovës, të bëjnë betimin dhe të nisin punën.
Kryetarët e rinj, të gjithë nga partitë shqiptare, janë zgjedhur në zgjedhjet e mbajtura në prill, në komunat veriore të banuara me shumicë serbe pas dorëheqjeve të kryetarëve paraprakë, si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave ilegale serbe në RKS, Republika e Kosovës.
Këtë proces zgjedhor e kanë bojkotuar një pjesë e mirë e qytetarëve.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor, në zgjedhje kanë dalë 1.567 votues apo 3.47 për qind e trupit zgjedhor.
Thirrjet për bojkot i ka bërë Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.
Kur Hovenier është pyetur se si mund të rrjedhë procesi të premten, ai ka thënë se
“Shtetet e Bashkuara besojnë se është me rëndësi që kjo gjë të bëhet në një mënyrë që shmang konfliktin dhe rritjen e tensioneve në veri”.
“Ne presim nga kryetarët e zgjedhur që të ushtrojnë rol teknik, në vend të atij politik, dhe të ndërmarrin veprime që nuk shihen si përshkallëzuese. Shembull, ne nuk mendojmë që është ide e mirë që të përdoret forca për të fituar qasje në ndërtesa, të cilat mund të mos jenë të qasshme tani”,-tha ai.
Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346
Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur
Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
- 08:14 Vijon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346
- 08:10 Përmbytje masive në Kili, 13 të vdekur dhe 7 të zhdukur
- 08:04 Franca miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
- 08:04 Arabia Saudite dhe SHBA-ja arrijnë marrëveshje që mbretëria të pasurojë uraniumin
- 07:58 Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash
- 07:53 Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike