Sa e plakur është fytyra juaj? E tregon inteligjenca artificiale

19 Maj 2023 | 09:04

Ekspertët e jetëgjatësisë në New York City kanë zhvilluar një aplikacion të inteligjencës artificiale që vlerëson moshën e fytyrës tuaj bazuar në një foto-selfie. Ai analizon fytyrën tuaj mbi disa komponentë, duke përfshirë qeskat nën sy dhe rrudhat.

Një punonjëse e DailyMail.com 39-vjeçare, e përdori këtë aplikacion dhe u shqetësua sepse sipas inteligjencës artificiale ajo rezultonte jo më pak se 50 vjeçe.

Inteligjenca Artificiale është ndërtuar nga kompania e jetëgjatësisë NOVOS dhe e bazuar në më shumë se 12 milionë fotografi të fytyrave njerëzore. Gjashtë faktorët që analizon janë mosha e syve dhe qeskat e syve, rrudhat, uniformiteti, poret dhe skuqja në fytyrë. Për të përdorur mjetin, njerëzit duhet të ngarkojnë një imazh të qartë me fytyrën e tyre në qendër. Rezultatet dërgohen me email brenda pak minutash.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për marrjen e kapaciteve kompjuterike

Google ka nënshkruar një marrëveshje të madhe me SpaceX për marrjen me qira të kapaciteteve kompjuterike të kompanisë së drejtuar nga Elon Musk. Sipas marrëveshjes,...
22:24 | 06/06/2026

Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg

Të paktën 11 civilë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pas një sulmi me dron që goditi një treg në shtetin e Kordofani...
22:21 | 06/06/2026

Gjermania rrit investimet ushtarake përballë kërcënimit rus

Gjermania do të intensifikojë përpjekjet për forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe përshpejtimin e investimeve në mbrojtje, mes shqetësimeve të vazhdueshme për kërcënimin që,...
22:20 | 06/06/2026