Tefta Malaj në lot, në karrocë me rrota, fotot e funeralit të 16-vjeçares Xhesika
Tefta Malaj, nëna e Xhesikës, 16-vjeçares që u vra nga babai i saj Taulant Malaj la përkohësisht ambientet e departamentit të kirurgjisë së përgjithshme të Poliklinikës në Foggia, për të marrë pjesë në funderalin e vajzës së saj.
Në një karrocë me rrota, e veshur me një xhup të zi dhe me kapuç në kokë, Malaj mbërriti në kishën ku u mbajt funerali, e rrethuar nga familjarë e saj.
Nga fotot e publikuara nga mediat italiane shihet një pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në ceremoninë mortore të 16-vjeçares që u mbajt në kishën e Punëtorëve Hyjnor të Torremaggiore.
Don Renato Borrelli, famullitar i kishës së Punëtorëve Hyjnor të Torremaggiore (Foggia), e tha në predikimin e tij: “Dashuria për nënën tënde të shtyu të mbroheshe me trupin tënd dhe si Jezusi e dhatë jetën për të, nga dashuria”.
Famullitari iu drejtua viktimës së re duke e quajtur “E dashur heroinë e vogël, sa i ngjan Jezusit në atë gjest tënd. Sot je dhe do të jesh gjithmonë në Parajsë. Rinia jote tani ka lulëzuar përgjithmonë në parajsë”.
Xhesika Malaj, u vra me thikë nga babai i saj, Taulant Malaj, teksa u përpoq të mbronte të ëmën e saj.
Taulanti përpara se të vriste të bijën, ekzekutoi me thikë dhe fqinjin e tij Masimo de Santis, pasi dyshonte se ky i fundit kishte një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e tij. E plagosur rëndë mbeti dhe Tefta Malaj, por që mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut






