“Vëmendje të veçantë në Shkodër”, Rama: Do zgjojmë potencialin e saj të panjohur
Kryeministri Edi Rama nisi këtë të premte turin e falenderimeve në qytetin e Shkodrës, vend i cili u konsiderua si “surpriza” e vendoreve të 14 majit, pasi bastioni i së djathtës këtë herë votoi si kryebashkiakun e saj kandidatin socialist Benet Beci.
Rama tha se Shkodra është zona më e pasur e Shqipërisë, por potenciali i saj ka qenë i panjohur dhe i pavlerësuar në gjithë këto vite, ndaj do të përpiqen që në 4 vite të bëjnë ndryshime të cilat do prekin mendjet dhe zemrat e njerëzve.
“Bashkia e Shkodrës do jetë bashkia e të gjithëve dhe këtë duhet ta reflektojë jo thjesht me faktin që investimet dhe shërbimet janë për të gjithë, por duhet një vlerësim për të gjitha burimet njerëzore, duhen ndarë të njomët me të thatët. Ata demokratë që janë futur në punë se kanë votuar PD, por janë të aftë nuk do preken, ndërsa të tjerët do shikohen.
Ti Benet mos harro që ti je demokrat. Unë mendoj se këtë vit, nuk e di por mendoj se këtë vit Beneti ka votuar Partinë Socialiste. Ne nuk mund ta konsiderojmë këtë një fitore, që fitorja u mor, kjo është fitore e veçantë dhe kërkon vëmendje të veçantë nga nja anë na u dha një besim i madh, po nuk është vetëm çështja e Shkodrës, duhet të zgjojmë potencialin e këtij qyteti në funksion të së mirës së të gjithë Shqipërisë, është një zonë që është zona më e bekuar e Shqipërisë.
Në 4 vite ne nuk mund të zgjojmë të gjithë potencialin e saj, por 4 vite janë mjaftueshëm për të bërë një ndryshim që prek jo vetëm sytë, pro edhe mendjet dhe zemrat e njerëzve, pasi nga tani do i presin njerëzit në një ambient të pastër. Pamë sot kazanët, në orën 3 të drekës, plehrat ishin rrotull kazanëve, këtë pamje nuk e shikon askund tjetër në Shqipëri, është pamja që gjeta unë kur u bëra në fillim kryebashkiaku i Tiranës”,-tha kryeministri Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:26 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë pranë Space Needle në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar