Prokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, futet në listën e të kërkuarve nga Rusia

19 Maj 2023 | 19:04

Autoritetet ruse e kanë vendosur prokurorin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, në listën e personave “në kërkim”, pasi gjykata me bazë në Hagë, ka lëshuar fletarresti për presidentin rus, Vladimir Putin, në mars të këtij viti.

Fotografia e Khanit tani është në databazën e Ministrisë së Brendshme të Rusisë.

Në njoftim, ai përshkruhet si burrë i lindur më 30 mars 1970, në Skoci, mirëpo aty nuk përmendet asnjë shkelje.

Në muajin mars, Rusia e ka nisur një rast penal ndaj Khanit, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar fletëarrestim ndaj Putinit, me akuzat për krimin e luftës – dëbimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas.

Gjykata ka lëshuar fletëarrestim edhe ndaj Maria Lvova-Belovas, Komisionares ruse për të Drejta të Fëmijëve.

Komiteti Hetues i Rusisë, i cili heton krimet e mëdha, ka thënë në mars se Khan është hetuar për “gjykim penal të një personi, që është i pafajshëm”.

përfaqësuesi të një shteti të huaj që gëzon mbrojtje ndërkombëtare”, kanë thënë hetuesit.

Kievi ka thënë që më shumë se 16.000 fëmijë ukrainas janë dëbuar në Rusi, prej nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Rusia, e cila nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, ka thënë se fletarrestimet janë të “pavlefshme”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit

Deklaratat pro-Ukrainës të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, tregojnë se ajo që Rusia e quajti “lufta e Bidenit” tani është shndërruar në “luftën...
19:10 | 04/06/2026

Të fshehur brenda kamionit cisternë, gjenden 30 emigrantë në Turqi! Një i arrestuar

Tridhjetë emigrantë u zbuluan nga policia turke në rezervuarin bosh të një kamioni cisternë në juglindje të vendit, pranë kufirit me Iranin. Një video e postuar në X nga policia...
18:24 | 04/06/2026

Zvicra përforcon sigurinë, vendos 4,000 trupa për Samitin e G7

Zvicra do të vendosë rreth 4,000 trupa brenda territorit të saj për të përforcuar sigurinë ndërsa liderët botërorë mblidhen për samitin e G7 në Francën...
18:21 | 04/06/2026