Shkrimtari Salman Rushdie shfaqet për herë të parë në publik pasi u sulmua me thikë

19 Maj 2023 | 16:21

Shkrimtari iranian Salman Rushdie bëri paraqitjen e tij të parë të paparalajmëruar në publik të enjten në darkën gala vjetore PEN America në Nju Jork, raportuan mediat amerikane.

“Është bukur të kthehesh, në krahasim me moskthimin, gjë që ekzistonte si mundësi. Më vjen shumë mirë që zari u kthye në këtë drejtim”, u tha Rushdie të pranishmëve në Muzeun Amerikan të Historisë Natyrore, ku u prit me ovacione.

Në vitin 1989, udhëheqja islame e Iranit i imponoi një fetva kundër Rushdie për shkak të romanit “Vargjet Satanike”, pas së cilës ai jetoi nën mbrojtjen e sigurisë për dekada.

Gushtin e kaluar, Rushdie u sulmua me thikë nga ekstremisti i ri islamik Hadi Matar në një mbrëmje letrare në Nju Jork, nga e cila shkrimtarit iu desh shumë kohë për t’u shëruar dhe humbi përgjithmonë shikimin në njërin sy.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çmimet e konsumit në mbarë Evropën, cilat vende janë më të shtrenjtat dhe më të lirat?

E njëjta shportë blerjesh mund të kushtojë pothuajse katër herë më shumë, varësisht nga vendi ku ndodheni në Evropë. Por cilat vende janë më të...
09:05 | 25/06/2026

Garda Revolucionare paralajmëron anijet: Do marrim masa nëse kaloni pa leje në Ngushticën e Hormuzit

Garda Revolucionare, forca ushtarake elitare e Iranit, paralajmëroi anijet në Ngushticën e Hormuzit të mos përpiqen ta kalojnë atë pa lejen e tyre. Ata gjithashtu paralajmëruan se...
09:05 | 25/06/2026

Trump reagon për Andy Burnham: Kam dëgjuar se është jashtëzakonisht liberal

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka quajtur Andy Burnham “jashtëzakonisht liberal”, në komentet e tij të para publike për ish-kryetarin e bashkisë së Mançesterit të Madh që...
08:54 | 25/06/2026