Sulmi ndaj Rushdie, aktivistja: Agresori nën presionin e ideologjisë fetare
Aktivistja, Elsa Ballauri thotë se sulmi ndaj shkrimtarit Salman Rushdie është një veprim i përsëritur dhe agresorë të tillë janë nën presionin e një ideologjie fetare në mënyrë të vazhdueshme.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Ballauri u shpreh se këta lloj personash që kryejnë sulme të tilla janë kthyer në një problem shumë të madh, sidomos për shoqëritë perëndimore.
“Kjo është në vazhdën e shumë informacioneve që ne marrim për vite me radhë në lidhje me ekstremizmin mysliman. Fakti që ai e pranon vetë që ka lexuar dy faqe, tregon se s’ka lidhje me bindjen e tij si njeri. Por ka lidhje me bindjen e tij për atë lloj ideologjie që ka marrë dhe përfaqëson. Unë mendoj se kjo është një turmë e madhe njerëzish të pandërgjegjësuar për të cilët janë në presionin e ideologjisë fetare në mënyrë të vazhdueshme.
Jo vetëm rastësisht, por në një ambient të kësaj lloj idelologjie, e cila i ushqen që të vegjël, ushqen injorancën e tyre dhe reagime të tilla ne i kemi parë që të jenë problem shumë i madh për shoqëritë perëndiomore, sidomos ku ata mendojnë se armiqtë e tyre janë pikërisht ata. Kemi të bëjmë me një ideologji dhe ideologjitë dihet që i shkatërrojnë mendjet njerëzore”, theksoi ajo.
Personi i akuzuar për sulmin ndaj shkrimtarit, Salman Rushdie ka deklaruar se ka lexuar vetëm dy faqe të librit të kontestuar të autorit, “Vargjet Satanike”.
Matar është shprehur se e kishte sulmuar shkrimtarin me argumentin se është një person që ka ofenduar Islamin.
LEXONI GJITHASHTU
Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
Rama në Poloni për Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, zbardhet agjenda
Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës