Spahiu: Nëse partitë e reja nuk bashkohen kundër PS-PD, atëherë do shkrihen
Juristi kreshnik Spahiu tha për Euronews Albania se partitë e vogla si “Lëvizja Bashkë”, “Nisma thurje”, e të tjera duhet të bashkohen kundër politikës së vjetër.
Ai tha se të ndarë e kanë të pamundur t’u dalin përballë “tre peshkaqenëve” të politikës shqiptare, pasi siç u shpreh ai peshkaqeni i madh e ha të voglin, ndaj kauzat e mëdha mund të arrihen vetëm duke u bashkuar.
“Ata që kanë votuar Endri Shabanin dhe Arlind Qorin kanë qenë të bindur se ata nuk votojnë, por kanë qenë të gatshëm që ta çojnë dëm votën e tyre, për t’i dhënë një mësim estabilshmentit të vjetër politik.
Unë do përpiqem të punoj që të gjitha partitë e reja, jashtë kontrollit të PD-së dhe të PS-së të organizohen së bashku, pasi në rast se parti si ajo e Endri Shabanit apo e Arlind Qorit nuk do bashkohen, atëherë këta janë peshq të vegjël dhe në politik peshku i madh e ha të voglin.
E këta tre peshkaqenët, në vetvete një nga marrëveshja që kanë është të mos lejojnë të tjerë. Kauzat e mëdha realizohen duke u bashkuar. Të gjithë duhet të inkurajohen që të formojë një orkestër të re deri në 2025”,-tha Kreshnik Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë