“Zgjodhi mos ta shikonte realitetin” Gerti Shella: Bejko duhet të tërhiqej, ishte 3%

19 Maj 2023 | 21:37

Gazetari Gerti Shella tha se Roland Bejko e pati mundësinë të tërhiqej nga gara e të bënte thirrje që votat e tij ti bashkoheshin Belind Këlliçit kur pa se pëlqyeshmëria e tij ishte e ulët.

Duke ju referuar sondazheve të “Barometrit”, Shella tha se Bejko duhet të tërhiqej nga gara në momentinqë pa që pëlqyeshmëria e tij ishte 3%, por zgjodhi të mos “e shikonte në sy realitetin”.

“Si ka mundësi që zoti Bejko i cili në mënyrë konstante në 3 apo 4 vlerësime të “Barometrit” e pa veten me 3%, nuk zgjodhi që të lexonte realitetin deri në fund fare, sepse ai përfundoi me më pak se Arlind Qori.

Si ka mundësi që ky kandidat me profilin politik nuk zgjodhi në një moment të caktuar që të shikonte realitetin në sy dhe përmes shifrave tuaja dhe të dilte e të bënte thirrje “kjo është një malore që nuk ngjitet dot nga mua dhe bëj thirrje që votat e djathta t’i shkonin kandidatit që kishte numrat në epërsi të jashtëzakonshme në krahasim me të”,-tha në Euronews Albania, Gerti Shella.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026