Ukraina nën sulmet ruse, Zelensky arrin në samitin e G7 në Japoni

20 Maj 2023 | 10:35

Disa qytete në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev, gjatë natës së kaluar ishin objekt i sulmeve ajrore ruse, ndërkaq presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky arriti në Japoni, më 20 maj, në samitin e Grupit shtatë (G7) të ekonomive udhëheqëse të botës.

Autoritetet ushtarake ukrainase thanë se gjatë natës, 18 dronë u rrëzuan mbi kryeqytet.

“Të gjitha objektivat e zbuluara ajrore u shkatërruan nga mbrojtja jonë kundërajrore”, tha Sergey Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, në një shkrim në Telegram.

Zjarri ka rënë edhe në një ndërtesë banimi si pasojë e një sulmi me dronë, por nuk ka pasur viktima.

Shpërthimet tronditën gjithashtu qytetin Chernihiv, në verilindje të Kievit.

Disa shpërthime u raportuan në qytetin port të pushtuar nga Rusia, Mariupol, në Detin Azov. Mediat ruse raportuan se shpërthimet goditën aeroportin e qytetit.

Shpërthimet në Mariupol ndodhën në përvjetorin e parë të pushtimit të qytetit nga Rusia, pas luftimeve të rënda disamuajshe, të cilat shkaktuan dëme të mëdha dhe shumë viktima.

Në një postim në Twitter, menjëherë pas arritjes në qytetin japonez të Hiroshimës, Zelensky shkroi se samiti nënkuptonte “siguri dhe bashkëpunim më të mirë për fitoren tonë”.

Në Hiroshimë, Zelensky do të takohet me udhëheqësit e G7-ës, më 21 maj, për të biseduar për pushtimin rus dhe për të bërë thirrje për më shumë ndihmë ushtarake.

Në prag të samitit, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden informoi udhëheqësit e G7-ës se SHBA-ja do t’i ndihmojnë përpjekjet e aleatëve për të trajnuar pilotët ukrainas për avionë luftarakë të avancuar F-16.

Raportet e mediave thonë se trajnimi me siguri se do të zhvillohet në Evropë dhe do të nisë pas disa javësh.

Kryeministri britanik Rishi Sunak tha se ai e përshëndetë lëvizjen e Uashingtonit për të trajnuar pilotët ukrainas dhe shkroi në Twitter se Britania “do të punojë së bashku me Holandën, Belgjikën dhe Danimarkën për t’i dhënë Ukrainës aftësitë ajrore luftarake që i nevojiten”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri serb në Teheran për ceremoninë e lamtumirës së Khameneit

Ministri i Informimit dhe Telekomunikacionit i Serbisë, Boris Bratina, në cilësinë e të dërguarit të Qeverisë së Serbisë, mori pjesë në ceremoninë e lamtumirës së...
11:18 | 05/07/2026

SHBA, të paktën tetë të plagosur në një incident me armë zjarri në Brooklyn

Të paktën tetë persona, përfshirë katër fëmijë, u plagosën në një incident me të shtëna që ndodhi në Coney Island, Brooklyn, New York, vonë natën...
11:14 | 05/07/2026

Një amerikan fiton 1.3 milionë dollarë në të njëjtën lotari që fitoi 15 vjet më parë

Një banor i Çikagos ka fituar një xhekpot prej 1.3 milion dollarësh në Lotarinë Lucky Day, 15 vjet pasi fitoi një çmim të konsiderueshëm në...
09:49 | 05/07/2026