Rënia e euros para zgjedhjeve, ish-ministrja Anila Denaj shpjegon arsyet
Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj tha në një intervistë për Euronews Albania se rënia e euros gjatë fushatës elektorale nuk lidhet domosdoshmërish me zgjedhjet.
Denaj shpjegoi se luhatjet përcaktohen nga disa faktorë, që nga flukset hyrëse në euro nga investimet, turistët, por edhe ardhja e të huajve që blejnë prona në Shqipëri.
“Ka luhatje por janë të tilla që përcaktohen nga disa faktorë, nuk është një faktor. Ndër më të rëndësishmet janë flukset hyrëse në euro nga investimet nga turitët, nuk duhet të mohojmë që në Shqipëri ka fluks të huajsh që blejnë prona. Shpenzimet këto 4 muaj janë të gjitha pjesë e të njëjtit komponent. Flukset hyrëse, shpenzimet kapitale, remitancat. Nëse do kishte rënie në pikiatë do kishte një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë që nuk ka ndodhur. Në korrik-gusht edhe këtë vit nuk do të shpëtojë nga rënia, sezoni ka filluar më herët dhe pritet të vijë deri në 8 mln turistë. Ndikimi i zgjedhjeve mund të jetë nga personat që kanë ardhure nga jashtë me kostot e tyre dhe kanë shpenzuar”, tha ish-ministrja.
LEXONI GJITHASHTU:
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi