Basha zotohet të kufizojë në vetëm dy mandate postin e kryeministrit

8 Dhjetor 2020 | 13:51

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u zotua me rastin e Ditës së Rinisë se nëse do t’i jepet mundësia e qeverisjes do ta kufizojë në vetëm dy mandate mundësinë për të drejtuar vendin, kjo me argumentin se “elitat duhen qarkulluar” dhe të rinjve u duhet dhënë më shumë hapësirë.

Zotimin e tij Basha e bëri në një fjalim virtual të organizuar nga Forumi Rinor i PD-së.

Ndërsa përmendi zanafillën e “Lëvizjes Studentore” si ngjarje historike dhe frymëzuese për të rrëzuar diktaturën, Basha këmbënguli se edhe sot 30 vite pas asaj dite, Shqipëria ka nevojë për kontributin e të rinjve.

Më tej Basha u ndal gjatë të kritikonte qeverinë e Kryeministrit Rama. Ai tha se premtimet e pambajtura në tetë vite “s’mund të mbahen dot as për 80 vite”. Thënë këtë ai drejtoi si pyetje retorike: “Pse duhet të kemi pushtetarë të përjetshëm?”.

“Kur kemi kaq shumë potenciale, përfshirë të rinj e të reja që kanë vizion të ri, sjellin një përqasje, mendësi, energji dhe qeverisje të re. Dy mandate janë të mjaftuesdhme për të dhënë kontribut të vlefshëm në krye të insticioneve shtetërore. Pas kësaj çdokush mund të vazhdojë të japë kontribut edhe në fusha të tjera […] Ndaj zotohem sot, se përmes parlamentit të ri apo edhe me referendum qytetar, unë do të bëj realitet kufizimin e mandatit të kryeministrit dhe ju vetë do të votoni për të qarkulluar elitat dhe për të pastruar ujin e ndenjur të politikës shqiptare,” – u shpreh Basha.

Teksa jemi rreth pesë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare, shumica socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama do të kërkojë një mandat të tretë.

Aktualisht legjislacioni shqiptar nuk ka kufizime për mandatet që mund të mbajë një politikan si udhëheqës i vendit.

Deri më sot, në historinë e pluralizmit shqiptar, vetëm Edi Rama dhe Sali Berisha kanë fituar dy mandate radhazi.

 

Lexoni gjithashtu:

Sot Dita Kombëtare e Rinisë, 30 vite më parë studentët u ngritën për demokraci

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026