Çfarë do ndodhë me Belerin? Avokati: Deri në përfundim të hetimeve është i pafajshëm
Avokati Kujtim Cakrani tha në një intervistë për Euronews Albania se arrestimi i Fredi Belerit është një inskenim nga ana e policisë, prokurorisë dhe grupet e interesit që donin të rimerrnin bashkinë Himarë.
Sipas tij, derisa ndaj Belerit nuk ka një vendim të formës së prerë, ai do të marrë mandatin e kryebashkiakut nga Gjykata dhe do ta ushtrojë detyrën nga qelia ose jashtë saj.
“Marrja e mandatit është formalitet, gjykata do konstatojë që është i padënuar dhe do i japë mandatin. Në momenti që i jep mandatin e detyrës, do shihet në do jetë nën zyrë apo do e ushtrojë nga qelia. Derisa ai të jetë në statusin e të padënuarit siç parashikohet në Kushtetutë do ketë gjithë të drejtën për të ushtruar detyrën. Në momentin që deklarohet fajtor me vendim të formës së prerë, i hiqet mandati i kryebashkiakut”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi