Pogradeci gati për sezonin, rriten prenotimet nga turistët e huaj
10 qershori është përcaktuar si çelja e sezonit veror në Pogradec. Përgatitjet këtë vit kanë nisur shumë herët dhe pritshmëritë janë të larta.
Oksana Merruko, menaxhere hoteli, thotë se prenotimet këtë vit kanë nisur më herët se vitet e shkuara dhe vihet re një shtim i turistëve të huaj, nga Europa e deri në Kanada.
Një nga elementët më tërheqës të turistëve në Pogradec krahas natyrës dhe liqenit është edhe gatimi. Fatjon Likollari prej 1 viti ka hapur një restorant në të cilin, i është përshtatur turizmit gjithëvjetor, edhe me menunë që ofron për çdo stinë.
Aktivitetet artistiko-kulturore, sportive por edhe shtrirja e turizmit nëpërmjet hartave dhe guidave edhe në zonat malore janë format që bashkia e qytetit do të përdorë për të zgjatur ditët e qëndrimit të turistëve në Pogradec.
Ndërkohë për këtë vit janë parashikuar edhe organizimi i eventeve ndërkombëtare me motorë, maratonë vrapi apo festivali i filmit ballkanik, aktivitete këto, që pritet t’i sjellin qytetit turistë nga mbi 25 vende të botës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut