Flet vëllai i të infiltruarit: Belerin e kemi mik familje, s’kemi folur për vota

21 Maj 2023 | 15:39

Vëllai i të infiltruarit të policisë që bashkëpunoi me prokurorinë për të çuar në pranga Fredi Belerin distancohet nga ngjarja. Sipas tij, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës e kanë mik familje dhe nuk kanë biseduar ndonjëherë për blerje votash.

Arsen Rama është identifikuar si personi i infiltruar i policisë i cili ka bërë audio-përgjimin për blerje votash që çoi në pranga 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, Fredi Belerin. Vëllai i të infiltruarit, Abdul Rama thotë se familja e tij distancohet nga kjo ngjarje dhe se asnjëherë nuk kanë biseduar me Belerin për blerje votash.

“Ka pasur marrëdhënie thjesht se i çonte peshk te dyqani i tij dhe mesa di unë çdo lloj bisede ka qenë  në lidhje me peshqit. Jo vetëm që nuk na është ofruar asnjëherë lekë apo favore por me Belerin dhe me të gjithë Himarën kemi kontakte të vazhdueshme. Për sa kohë unë kam qenë atje në bisedat që ata kanë bërë nuk është diskutuar kjo pjesa e lekëve apo favoreve”- thotë ai.

Sipas të dhënave i infiltuari i policisë Arsen Rama, 22 vjeç në vitin 2020 është dënuar nga gjykata e Vlorës për mashtrim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026