Aksidenti në Qafë-Thanë, flet shoferi i autobusit: Mjeti më preu rrugën
Shoferi i autobusit që u përplas me makinën pasditen e sotme në Qafë-Thanë tregoi detaje nga aksidenti që mbetën të plagosur 6 persona, dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Për mikrofonin e Euronews Albania, ai tha se mjeti i ka prerë komplet rrugën, e për pasojë është përplasur me autobusin.
Menjëherë pas përplasjes, mjeti ka shpërthyer në flakë.
“Isha duke zbritur kthesën e Qafë-Thanës, makina që vinte sipër, duke ndërruar marshe, ka marrë kthesën dhe më ka prerë komplet rrugën. Në atë moment makina shpërtheu direkt”- tha ai.
Ndërkohë pasagjerët e autobusit theksuan se ishin për vizitë në Jug, e po ktheheshin për në shtëpi.
Dhe pasagjerët theksojnë se ka qenë mjeti që i ka ndërprerë rrugën autobusit.
“Ne po iknim në Krujë, ishim për vizitë. Autobusi ishte në krah të vet. Në autobus ishim 40 veta. Mjeti i preu rrugën autobusit.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 6 persona. Dy prej tyre bëhet e ditur se janë nisur me helikopter drejt Traumës pasi ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.
LEXONI GJITHASHTU:
‘Nuk keni paguar gjobën’, policia thirrje qytetarëve: Kujdes nga mesazhet mashtruese, mos ndani kodet me askënd
Prokuroria e Korçës ngre 4 akuza ndaj autorit të vrasjes së efektivit, hetim dhe për “Shpërdorim detyre” nga policia
‘Flamingot po largohen’, reagon Rama: Inteligjencë Artificiale. Ikin prej zhurmës suaj anti-ekologjike
- 17:52 Trump i hapur për të dërguar forca amerikane për të rikuperuar rezervat bërthamore të Iranit
- 17:44 Senatori republikan: Irani po përpiqet të na bindë në negociata
- 17:39 Shqipëria në hartën e turizmit aventurier, 60 motoristë italianë vizitojnë Gjirokastrën
- 17:36 FBI shkarkon 5 analistë, të lidhur me memorandumin ‘Ideologjia katolike’
- 17:32 Tensione SHBA–Iran, përplasje deklaratash për Ngushticën e Hormuzit
- 17:28 Mbi një milion njerëz i bashkohen Papa Leos në meshë në Madrid