‘Flamingot po largohen’, reagon Rama: Inteligjencë Artificiale. Ikin prej zhurmës suaj anti-ekologjike
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me një video që qarkullon në rrjetet sociale ku pretendohet se flamengot po largohen nga vendi ynë drejt Maqedoninë e Veriut. Rama shkruan se kjo video është e krijuar me inteligjencë artificiale.
Ai theksoi se kjo video paraqet largimin e flamingove nga zona e Zvërnecit jo për shkak të projektit i cili s’ka dalë ende por nga protestat e qytetarëve të cilat i cilësoi si zhurma anti-ekologjike.
“Tani o duhet të jesh i marrë o duhet t’i marrësh njerëzit për idiotë, që të sajosh të tilla budallallëqe me Inteligjencë Artificiale dhe t’ua tregosh njerëzve për të vërteta të kobshme, se jo për gjë, po me këto pamje i bie që flamingot po ikin nga sytë këmbët prej zhurmës suaj anti-ekologjike jo prej projektit, se projekt s’ka akoma dhe s’ka arritur akoma teknologjia t’i bëjë zogjtë të ndjeshëm deri edhe ndaj projekteve që s’kanë ndodhur”, shkruan Rama.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 08:27 Pothuajse e gjithë Franca në zonën e kuqe dhe portokalli, temperatura do të arrijë në 41 gradë
- 08:24 SHBA-ja këmbëngl se Irani “nuk e kontrollon” Ngushticën e Hormuzit
- 08:18 8 persona akuzohen për planifikimin e sulmit me dron dhe snajper në Shtëpinë e Bardhë
- 08:07 Rusia rrëzon 376 dronë ukrainas, rafineria e naftës ‘Ilsky’ përfshihet nga flakët
- 07:58 Telefonata e Trump me Netanyahu-n, detaje nga bisedimet. Në fokus lëvizjet amerikane në Gjirin Persik
- 07:41 Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen