“Defender Europe 2023”, 24 mijë trupa të SHBA-së dhe NATO në Shqipëri për stërvitje

22 Maj 2023 | 16:59

Stërvitja ushtarake “Defender Europe” 23 zhvillohet për herë të dytë në vendin tonë.

Rreth 7 mijë trupa amerikane dhe 17 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere do të marrin pjesën në stërvitjen që do të shtrihet në 10 vende të ndryshme evropiane.

Ndërsa 800 trupa të Forcave të Armatosura shqiptare do të stërviten me aleatët amerikanë dhe ata të NATO. Për këtë aktivitet stërvitor janë vënë në dispozicion hapësira ajrore, detare si dhe poligoni kombëtar i Bizës në Martanesh, baza e Zall Herrit dhe ajo e Farkës.

Për një ushtarak amerikan një stërvitje e tillë shfaq aftësitë dhe kapacitetet mes partnerëve duke shërbyer në shkëmbimin e eksperiencave.

”Trajnimi është shumë i rëndësishëm pasi tregon angazhimin për të qenë bashkë dhe për të mësuar nga aftësitë e njëri-tjetrit dhe për të përforcuar mënyrën e bashkëpunimit. Është tregues i partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA. Shqipëria është një mundësi e mirë për ta realizuar këtë stërvitje”, thotë ai.

Kureshtja e madhe për t’i parë nga afër mjetet ushtarake bëri që shumë qytetarë t t’i bashkoheshin kësaj arene luftarake.

Për të gjithë sytë kuriozë të qytetarëve shqiptarë mjetet ushtarake tokësore, ajrore dhe detare do jenë edhe më 23 Maj në sheshin ‘Nënë Tereza’.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026