Stërvitja “Defender 2023”, Rama: Vë në pah përmirësimin e kapaciteteve ushtarake
Stërvitja ushtarake “Defender Europe 2023” nisi ditën e sotme në Tiranë përmes një ceremonie në sheshin“Nënë Tereza”, ku të pranishëm ishin presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Në fjalën etij kryeministri Rama tha se zhvillimi i stërvitjes për të dytën herë në Shqipëri është një tregues i nivelit të respektit ndërkombëtar që ka tashmë Shqipëria.
Ai theksoi se kjo stërvitje vë në pah përmirësimin e kapaciteteve ushtarake të vendit, dhe tregon përkushtimin euroatlantik për të mbrojtur vlerat dhe parimet perëndimore.
“Shqipëria ka nderin të presë për herë të dytë stërvitjen më të maddhe ushtarake në Evropë. Ky është një privilegj i Forcave të Armatosura shqiptare të cilat janë mikpritëse dhe pjesëmarrëse në këtë stërvitje, e cila për herë të dytë vë në pah përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve tona ushtarake falë dhe mbështetjes të paçmuar të aleatëve të SHBA-ve dhe aleatëve të tjerë të NATO-s. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lartë në nivelin e repektit ndërkombëtar. Dhe sot e ulur në Këshillin e Sigurimit dhe krah për krah me SHBA-të si bashkëpendmbajtëse, ajo merr një profil dhe një rol që jo vetëm e ngarkon me përgjegjësi të jashtëzakonshme, por vë në dukje se çfarë përparimi dhe çfarë pjekurie ka arritur vendi ynë. Zhvillimi i kësaj stërvitje është shprehje e unitetit të madh dhe vendosmërisë së palëkundur të komunitetit euroatlantik për të mbrojtur vlerat dhe parimet mbi të cilat ngrihen vendet tona”, tha Rama.
Kujtojmë se stërvitja “Defender Europe 2023” është shtrirë në dhjetë vende në Evropë përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë. Në Kosovë stërvitja këtë vit do të përqëndrohet në rajonin e Gjakovës.
Rreth 7 mijë trupa amerikane dhe 17 mijë trupa nga 26 vende aleate dhe partnere do të marrin pjesë në stërvitje. Në kuadër të stërvitjes rreth 7 mijë pajisje u dërguan nga SHBA për në Evropë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa