Koncert për Mihallaq Andrean, kantautori rikthehet në skenë pas disa vitesh mungesë
Mihallaq Andrea, kantautori që ka në repertorin e tij 500 këngë është rikthyer në skenë pas disa vitesh mungesë.
Mihallaq Andrea, kantautori i njohur korçar pas vitesh mungesë ka prekur edhe njëherë skenën, në një koncert të organizuar enkas për të, me këngët e tij më të mira, të cilat erdhën të riorkrestruara.
Në moshën 14 vjeçare gishtat e mjeshtrit të serenatës preken kitarën, duke prodhuar me dhjetëra serenata që sot këndohen kudo, ndërkohë që ai vet shprehet i lumtur për takimin edhe njëherë tjetër me publikun artdashës korçar
“Është mirë të rikthehesh në skenë. Jemi në qytetin e Korçës dhe serenatat këndohen me kitara. Këngët nuk humbasin asnjëherë vlerën e tyre, por u shtohet vlera kur këndohen me orkestra të ndryshme. Setenata do këndohet dhe me ritëm. Publiku është frymëzimi im për të krijuar dhe për të shkruar, por që marr gjithçka. Ishte nostalgjike, por gjithsesi edhe natyra ime është e tillë, por kam krijuar edhe këngë ritmike të cilat do i dëgjojmë herë tjetër. Kur je i ri e fillon me vrap dhe kur vjen në moshën time fillon hapi të ndalet dhe gjerat të bëhen më të pjekura. Nuk ka asnjë problem për mua do jem gjithmonë në skenë sa herë të dojë publiku”,-tha Mihallaq Andrea.
Redon Makashi ishte një nga artistët që performoi në këtë koncert, i cili vlerëson punën e dedikuar për të ngritur emrin e Mihallaq Andreas në piedestal.
” Një koncert i rrallë i një këngëtari të një muzike që unë kam dëgjuar kur kam qenë fëmijë, kasetat e tij i kam akoma në shtëpi. Një koncert siç i takon Korçës publiku fantastik sigurisht dhe Mihallaqi që ishte qershia e tortës në këtë koncert dhe unë e shijova si spektator, por edhe që kënduam bashkë. Me pak fjalë Korça është qyteti i muzikës, i artistëve të mirëfilltë. Në kohën e sotme duhen sjellë në frymën aktuale dhe ishin sjellë të riorkestruara. Ishte bërë një punë shumë e mirë nga çunat e orkestrës dhe përshtateshin me zërin e Mihallaqit sepse ndryshe Mihallaqi këndon me kitarë akustike dhe ndryshe kur të vijnë orkestrimet në një format më të madh dhe me pak fjalë publiku u kënaq unë u kënaqa dhe Mihallaqi Shkëlqeu”,-tha Redon Makashi
Mihallaq Andrea ka mbi supe mbi 500 këngë e tekste, të cilat sot vazhdojnë të jenë aktuale në reportoret e shumë këngëtarëve shqiptarë.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West