Ministria e Jashtme greke reagon pas vendosjes së masës së sigurisë për Belerin

22 Maj 2023 | 18:20

Ministria e Jashtme Greke ka reaguar me anë të një deklarate në faqen e saj zyrtare lidhur me vendosjen për vazhdimin e masës së paraburgimit të Fredi Belerit.

“Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himara, ofendon ndjenjën e drejtësisë të publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës”,-thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.

GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi.

Gjyqtarja Atalanta Zeqiri në vendimin e marrë në Dhomë Këshillimi vendosi të pranonte kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, që Fredi Beleri të gjykohet në burg për akuzën e blerjes së votave.

Në përfundim të seancës avokati i Belerit e cilësoi vendimin si të pa bazuar në prova, pasi sipas tij Beleri nuk ka pasur asnjë kontakt me të infiltruarin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026