Nga monitorimi me kamera te ‘ngujimi’ i ekspertëve, ndryshimet në Maturën Shtetërore

23 Maj 2023 | 13:29

Rreth 30 mijë maturantë do ti nënshtrohen në 1 qershor provimit të parë, të detyruar, që është ai i gjuhës së huaj.

Ndryshe nga vitet e shkuara këtë vit, testimet do të kryhen në salla të mëdha, në korridoret e shkollave apo në palestra. Këto mjedise veç adimistratorëve që janë të shumtë në numër në disa raste do të jenë edhe të monitoruara me kamera.

Po ashtu këtë vit do të rikthehet edhe metoda e ngujimit për ekspertët që do të përzgjedhin pyetjet që do të përmbajnë testet e maturës shtetërore, ndërkohë që për herë të parë për nxënësit me aftësi ndryshe do të ketë një test të posçëm.

Për herë të  parë këtë vit maturantët do të kenë mundësi të kërkojnë rikorigjim të testit nësë ata kanë pretendime për notën.

Për maturantët që do të duan të vazhdojnë mjeksinë, këtë vit veç 4 provimeve, 3 të detyruar dhe një me zgjedhje do të realizojnë dhe një tjetër testim të automatizuar, me pyetje mbi biologjinë, kiminë dhe fizikën.

Përgjigjet e këtij testimi do të jepen në mënyrë të menjëherëshme dhe ato do të zënë 30% të rezultatit total, të kandidatit për degën e mjeksisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat

Gazetari Arbër Hitaj i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:17 | 18/06/2026

Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se suksesi i protestës në Tiranë, e...
22:07 | 18/06/2026

Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik

I ftuar këtë të enjte në NOW me Erla Mëhillin, politikani Fatbardh Kadilli u shpreh se protesta, e cila sot hyri në ditën e saj...
21:42 | 18/06/2026