Theu masën “arrest në shtëpi” për të shpërndarë kanabis, 39-vjeçari vihet në pranga
Një 39-vjeçar, banues në qytetin e Vlorës është vënë në pranga pasi qytetari me inicialet E.O. theu masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për të shpërndarë kanabis.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e E.O., shërbimet e Policisë kanë gjetur doza më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. O., 39 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza më lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, duke dalë jashtë banesës së tij, me qëllim shitjes e dozave të lëndës narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh