Kampione prej një dekade, Vllaznia e femrave në futboll fiton kampionatin e 10-të 

23 Maj 2023 | 17:32

Tashmë ekipi i Vllaznisë së vajzave pas ecurisë spektakolare vitin e kaluar në Champions League ka shkruar historinë edhe në kampionatin shqiptar duke vendosur yllin e parë në fanelë.

Atë që nuk po e bën Vllaznia e meshkujve në futboll po e bën më së miri ekipi i vajzave të Shkodrës, ku në 10 vitet e fundit janë shpallur 10 herë kampion.

I fundit dhe më i rëndësishmi u finalizua mbrëmjen e së hënës me fitoren përballë Tiranës në “Loro Boriçi” me rezultatin e pastër 3-0. Pas rënies së bilbilit në stadium shpërtheu festa.

Për trajnerin Nikolin Leka emocionet janë të mëdha pasi është finalizim i një rrugëtimi shumë vjeçar.

Futbollistet protagoniste të suksesit u shprehen shumë të emocionuara por edhe shumë krenare për suksesin e arritur.

Meritë shumë të madhe për këtë sukses ka padyshim presidenti i ekipit Lazer Matija i cili besoi dhe investoi shumë ndër vite. Tashmë Matija ka një tjetër objektiv.

Në këto 10 vite ,Vllaznia ka bërë krenar një qytet të tërë por dhe  të gjithë vendin me përfaqësimin deri në fazën e grupeve të Champions League me ekipe si Chelsea, Real Madrid apo Paris SG.

Në 10 vite kampion Vllaznia ka një rekord absolut në rajon me rreth 1450 gola të shënuar dhe vetëm 40 të pësuar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta

Në ditën e pestë të protestës, organizatorët kanë prezantuar pankartën zyrtare të tubimit, ku shfaqet edhe adresa e faqes së tyre informuese, “ShqiperiaNukShitet.com”. Mesazhi i...
19:03 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët gati të nisin marshimin kundra projektit të Zvërnecit

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
18:16 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026