Vllaznia kërkon finalen e kupës, Egnatia një ‘makth’ për shkodranët

9 Maj 2023 | 18:57

Kupa e Shqipërisë rikthehet të mërkurën me ndeshjet e kthimit të fazës gjysmëfinale, konkretisht përballjet Egnatia-Vllaznia dhe Teuta-Tirana. Bardheblutë e kanë të sigurt kalimin në stacionin e fundit, pas triumfit 3-0 në Elbasan. Ndeshja e kthimit në Niko Dovana nuk pritet të jetë problem.

Llogaritë janë të hapura në gjysmëfinalen tjetër, atë mes Egnatias dhe Vllaznisë.

Trajneri i shkodranëve, Goce Sedloski kërkon nga skuadra forcë në këto 4 javë të mbetur kampionat.

“Kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në përfundim. Sikundër çdo ndeshje e rëndësishme, e tillë është dhe ajo e kupës. Duhet të mbledhim mendjen, pasi jemi në fund të sezonit. Të mërkurën duhet të zhvillojmë ndeshjen tonë më të mirë”.

Më tej, tekniku maqedonas ka shtuar se mungesat mbeten problem.

“Do të jetë një ndeshje komplet tjetër nga ajo në kampionat. Ne kemi disa mungesa, mes tyre dhe Bekim Balaj, e të tjerë lojtarë të formacionit bazë, por duhet të japim shpirtin në fushë. Egnatia është një ekip i mirë, por duhet të mbledhim veten e të luftojmë.

Egnatia-Vllaznia luhet të mërkurën në Rrogozhinë në orën 15, ndërsa përballja tjetër Teuta-Tirana në orën 17.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026