Votohet në Kuvend projekt-ligji për pagat dhe shpërblimet

25 Maj 2023 | 14:51

Deputetët e maxhorancës dhe opozitës bashkuan votat për të miratuan projektligjin që rrit rrogat e tyre.

Në votimin për rritjen e pagave të deputetëve morën pjesë 98 deputetë, 95 prej të cilëve votuan pro, 3  kundër dhe asnjë abstenim.

Edhe pse në votim nuk morën pjesë, në debatin para votimit, si kryeministri Rama edhe Sali Berisha u shprehën se do të votojnë kundër këtij ligji, por për arsye të ndryshme. Për kreun e qeverisë, rritja e rrogave për deputetët duhet të hyjë në fuqi vitin tjetër.

“E vërteta është që deputetit për misionin që ka, për punën që i kërkohet dhe për çfarë duhet të bëjnë për të gjithë ata që i zgjedhin, meritojnë pagën e propozuar. Kjo nuk diskutohet. Sa e bëjnë punën? Sa  përmbushin misionin? Këto nuk lidhen me si vihet paga, ama unë në një gjë jam kundër. Prapë sot po ju them. Unë nuk e votoj këtë pikë. Le të bëhet çfarë të dojë, unë vetë nuk e votoj”, tha Rama.

Ndërkohë për Sali Berishën, ky ligj nuk mund të votohet, pasi në një kohë që rriten rrogat e deputetëve, ulen ato të profesionistëve në disa sektorë.

“Keni sjellë këtu një ligj që do të doja ta votoja se kam qenë dhe mbetem gjithnjë për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Por nuk e votoj kurrë këtë ligj, sepse është një mashtrim i tmerrshëm. Ndërsa dyfishoni rrogat e zyrtarëve të lartë, zbrisni me 1 përqind rrogat e mësuesve, rrogat e arsimit parauniversitar, rrogat e policëve, rrogat e ushtarakëve. Pra, ju kryeni një akt të turpshëm. Për vete rrisni rrogat, për të tjerat bëni një indeksim”, tah Berisha.

Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar më të madh opozitar, Gazment Bardhi e deklaroi votën pro, pro duke e cilësuar atë si shumë të vonuar për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të vendit.

“Nuk ka asnjë dyshim që vota e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për këtë projektligj është Pro. Pro me të dyja dyja duart, sepse jetesa është bërë shumë e vështirë nga rritja e çmimeve. Por për fat të keq, ky vendim sot është shumë i vonuar dhe i pastudiuar. Pse vonë? Sepse emigracioni ka goditur rëndë ekonominë. Ka goditur besoj dhe administratën”, tha Bardhi.

Seanca miratoi edhe projektigjin për pagat në institucionet kushtetuese me 95 vota pro, 3 kunder, asnjë abstenim.

Projektligji përmban rritjen e pagave të administratës dhe institucioneve të pavarura në nivelin nga 20-60%. Sipas propozimit, paga e deputetëve do të dyfishohet nga 156 770 lekë që është aktualisht në 310 250 lekë, ndërsa e ministrave nga 174 760 lekë në 318 750 lekë bruto. Kryeministrit dhe Kryetarit të Kuvendit paga u rritet në thuajse 400 000 lekë bruto nga 228 000 lekë që është sot.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026