Në Shqipëri 120 fëmijë humbasin çdo vit, 16 janë ende të zhdukur

25 Maj 2023 | 15:45

Çdo vit në Shqipëri humbasin rreth 120 fëmijë, por fatmirësisht shumica e tyre gjenden në një kohë të shpejt.

Në ditën ndërkombëtare për fëmijët e humbur, bëhet me dije se 16 fëmijë rezultojnë të zhdukur në harkun kohor të 30 viteve.

Edhe pse janë bërë kërkime, asgjë nuk është mësuar për fatin e këtyre fëmijëve.

Pikërisht për të mos lejuar më raste të tilla, Shqipëria do të jetë vendi i parë në Ballkan që do shpallë sinjalin Amber, një sinjal që lëshohet nga policia për të angazhuar të gjitha institucionet dhe komunitetin në gjetjen dhe rikuperimin e një fëmije të humbur ose të zhdukur.

Qendra Ndërkombëtare për Fëmijët e Humbur dhe të Shfrytëzuar (ICMEC) në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe qendrën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Shqipëri, kanë hartuar protokollet e punës që do të zbatohen nga policia.

Do të jetë  kompania globale Meta e cila ka rënë dakord që të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit për të shpërndarë njoftimet e alarmit për fëmijët e humbur.

Sinjali Amber u krijua në vitin 1996 në SHBA, pas humbjes së një vajze 9-vjeçare, Amber Hagerman, e cila u rrëmbye dhe më pas u gjet e vrarë në Teksas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026