Rriten prenotimet në Vlorë, bizneset kanë mungesë stafi

25 Maj 2023 | 16:09

Operatorët turistikë e cilësojnë të mbarë këtë fillim sezoni në Vlorë, kjo edhe për shkak të rritjes së prenotimeve me 30%, krahasuar me majin e vitit të kaluar. Turistët më frekuent vijojnë të mbeten në vend të parë italianët por edhe spanjollet apo turistët nga vendet nordike nuk mbeten mbrapa. Sakaq problematikë edhe këtë sezon duket se do të jenë burimet njerëzore.

Disa nga njësitë hoteliere në qytet i kanë marrë masat që në stinën e dimrit sa i përket stafit.

“Jemi bazuar totalisht në burimet njerëzore vendase pasi promovojmë punësimin në shkallë kombëtare të të rinjve, të vajzave dhe grave synojmë që kjo pjesë që janë të papunë të punësohen. Do të jetë alternativa e fundit që ne do të kërkojmë fuqi punëtore jashtë shtetit ashtu siç shumë hotele e kanë parë të arsyeshme, por ne dëshirojmë të fuqizojmë shqiptarët drejt punësimit drejt pavarësisë ekonomike,” – tha administratorja Anisa Ceno.

Për Laert Mezanin, adminsitrator i një prej agjencive turistike në qytet prenotimet flasin për një sezon të frytshëm, ndërsa ka rritje me 15% të çmimit të akomodimeve.

“Rritja e çmimeve gjatë këtij viti është pasqyruar edhe në shërbimet turistike, një problematikë shumë e madhe është ndryshimi i kursit të këmbimit të cilat janë pasqyruar edhe në çmimet tona, pra kemi një rritje me 10/15% të çmimit të akomodimeve,” – u shpreh Mezani.

Operatorët turistikë po përpiqen që çmimet e tyre t’i shprehin në valutë vendase pikërisht për të mos marrë përsipër koston e luhatjes të kursit të këmbimit të euros dhe të valutave të tjera. Sakaq përgatitjet për sezonin janë drejt fundit dhe prenotimet edhe për muajt e verës sipas operatorëve flasin për rezervime të rreth 80% të kapaciteteve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026