Gazetari: Zëvendësi i Belerit njeri i SHBA! Kush pritet të jetë në krye të bashkisë!

25 Maj 2023 | 17:36

Gazetari Stavri Marko tha në një intervistë për Euronews Albania se në Himarë është krijuar bindja se Fredi Beleri do qëndrojë në burg dhe bashkinë do ta drejtojë zëvendësi i tij.

Sipas Markos, zëvendësi i Belerit pritet të jetë një qytetar me 3 shtetësi; shqiptare, amerikane dhe greke.

“Tashmë është ndarë mendja për Belerin që do qëndrojë në burg, e rëndësishme është të krijohet administrata se duhet të nisë sezoni turistik. Bashkia u takon banorëve dhe nuk ka pse të vështirësohen gjërat. Kjo iniciativë për Belerin, për krijimin e ekipit të tij do shoqërohet me surpriza, pasi kam informacion se ai që do të udhëheqë bashkinë Himarë, zëvendësi i tij do jetë një qytetar me tre shtetësi; shqiptare, greke dhe amerikane. Pra, do vijë nga SHBA një himarjot që ka emigruar në SHBA. Nënkryetari i bashkisë mendohet se do vijë nga SHBA, pra ai do ketë marrëveshje me Shqipërinë, Greqinë dhe SHBA”, tha gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023