Gruaja vdes pasi hëngri çokollatat me helm që i mori si dhuratë
Një grua ka vdekur pasi ka ngrënë ‘çokollata të helmuara’ që ka marrë si dhuratë për ditëlindjen e saj të 54-të.
Lindaci Viegas Batista u rrëzua në agoni pasi provoi ëmbëlsirat teksa doli nga një sallon bukurie në Brazil. Familja e saj tha se ajo kishte marrë një numër telefonatash dhe mesazhesh kërcënuese përpara se t’i përgjigjej një telefonate ‘të dyshimtë’ nga një korrier me një paketim dhurate më 20 maj.
Në fillim ajo nuk pranoi të hante çokollata, por pasi ish-bashkëshorti i saj tha me shaka se ishin një dhuratë prej tij, ajo i provoi dhe kjo gjë rezultoi fatale… Motra e saj, Lenice Batista, tha se sytë e saj u kthyen prapa dhe krahët u tkurrën. Carvalho u dërgua në spital në Rio de Zhaneiro, ku ndërroi jetë menjëherë. Familja e saj beson se ajo është helmuar dhe policia ka hapur një hetim për vdekjen e saj.
Familja e saj tha se ajo u kishte thënë atyre se kishte frikë se çokollatat ‘mund ta helmonin’ pasi mori një sërë kërcënimesh anonime në mediat sociale. “Ishte gjithçka shumë makabre, shumë e paramenduar”, tha motra e saj. Po ashtu motra e të ndjerës shtoi se djali i Carvalhos i kishte provuar çokollatat, por i pështyu duke thënë se kishin shije të keqe…
Rezultatet priten brenda një muaji por ish-partneri është i dyshuari kryesor.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit