KLGJ pranon kërkesën e ILD-së, shkarkohet nga detyra gjyqtari Markelian Kuqo
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka pranuar kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disipliore shkarkim nga detyra për gjyqtarin e Korçës Markelian Kuqo.
Kryetarja Naureda Llagami njoftoi vendimin, sipas të cilit KLGJ në mënyrë unanime vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Korçës.
“Në përfundimet mbi hetimin e kryer, Inspektori i Lartë Artur Metani argumentoi se veprimet e mosveprimet e ndërmarra nga gjyqtari kanë cenuar besimin, që magjistrati duhet të përcjellë tek publiku në përmbushjen e misionit dhe rolit të tij në dhënien e drejtësisë, kanë diskretituar rëndë figurën dhe pozitën e gjyqtarit dhe kanë ulur dinjitetin e organit që përfaqëson, duke e bërë atë të pa denjë për vazhdimin e ushtrimit të funksionit të magjistratit.
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor ndaj gjyqtarit M.K. më 2 prill 2020, bazuar në një kërkesë të depozituar nga ministri i Drejtësisë, pasi gjyqtari më 14.02.2019 vendosi/urdhëroi lirimin e të dënuarit me burgim të përjetshëm Gerd Gjenerari, i gjetur fajtor për një vrasje të kryer në vitin 1997.
Prej marrjes së detyrës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndarë shqetësimin publik për vendimmarrjet dhe veprimtarinë e institucioneve të tjera, lidhur me lirimet para kohe me kusht, duke përcaktuar si prioritet në fillimin e inspektimit të ILD-së, pikërisht këtë fenomen”, thuhet në njoftim.
Gjyqtari Markelian Kuqo ka liruar nga burgu Gert Gjinararin, të dënuarin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit.
I arrestuar në Itali në vitin 1997 dhe më pas i dënuar me burgim të përjetshëm, Gerd Gjinarari, e pa veten jashtë qelisë, vitin e shkuar pasi në 14 shkurt gjykatësi i Korçës Markelian Kuqo pranoi kërkesën e tij për lirim me kusht.
Në Itali, Gjinarari, u akuzua për disa vepra penale, nga vrasja te armëmbajtja pa leje, trafik lëndësh narkotike dhe kryerje të krimit nga banda të armatosura.
Prej vitit 2014 ai po vuante dënimin në Shqipëri, në burgun e Drenovës.
Lexoni gjithashtu:
Liroi nga burgu Gert Gjinararin, gjyqtari Kuqo kërkon shtyrjen e vendimit nga KLGJ-ja
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus