Dy shkakrime nga Vetingu, lënë detyrën gjyqtari i Tiranës dhe prokurori i Vlorës

26 Maj 2023 | 11:17

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar këtë të premte shkarkimin e Hyrjet Lamaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjyakatës së shkallës së parë Vlorë dhe të Lazer Sallakut, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqesor Tiranë.

Këto vendime të marra pas seancave dëgjimore të rivlerësimit, për Lazer Sallakun dhe Hyrjet Lamaj mund të mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Njoftimi i KPK për gjyqtarin Lazer Sallakun:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.5.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Lazer Sallaku  bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:  

Shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Lazer Sallaku, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Pamela Qirko, znj. Brunilda Bekteshi relatore, z. Roland Ilia anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.          

Ky vendimmund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.       

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.         

Ky vendim u shpall sot, në datën 26.5.2023. 

Njoftimi i KPK për prokurorin Hyrjet Lamaj:

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të seancës dëgjimore në datën 24.5.2023, për subjektin e rivlerësimit, z. Hyrjet Lamaj bazuar në ligjin nr. 84/2016, vendosi:  

Shkarkim nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Hyrjet Lamaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Vlorë.

Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga znj. Genta Tafa Bungo, Valbona Sanxhaktari relatore, z. Lulzim Hamitaj anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.      

Ky vendimmund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.       

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.         

Ky vendim u shpall sot, në datën 26.5.2023

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)

Një vatër zjarri është regjistruar këtë premte në fshatin Mifolit të Vlorës. Mësohet se, flakët kanë përfshirë barishte, pemë, duke u përhapur me shpejtësi në...
14:41 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026