Parandalohet vrasja në Elbasan, autori hedh kallashin përtokë dhe largohet

26 Maj 2023 | 11:34

Një ngjarje kriminale është parandaluar paraditen e kësaj të premteje në qytetin e Elbasanit. Policia kriminale ka marrë informacione se mund të ndodhte një vrasje dhe menjëherë është vënë në lëvizje duke shkuar në afërsi të zonës së quajtur ish Sporti i Vjetër. Sapo ka parë policinë në zonë poseduesi i armës tip kallashnikov dyshohet se e ka hedhur atë përtokë dhe është larguar në drejtim të paditur.

Blutë kanë mundur të sekuestrojnë armën e zjarrit me fishekë në fole gati për qitje. Policia është mjaft e rezervuar në lidhje me ngjarjen. Burime bëjnë me dije se janë kryer veprimet hetimore dhe është identifikuar autori i cili rezulton të jetë një 23 vjeçar me iniciale B.R. I riu është shpallur në kërkim sipas burimeve.

Gjithashtu policia ka arrestuar edhe një person tjetër i cili dyshohet se ka dijeni për ngjarjen, emri i të cilit për arsye hetimore ende nuk bëhet i ditur.

Në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje kriminale.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026