EMRI| Ndalon në rrugë të miturën dhe tenton ta përdhunojë, arrestohet 21-vjeçari
Një 21-vjeçar është arrestuar në Maliq pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie me një 16-vjeçare.
Enea Duro është hasur rastësisht ditën e djeshme me vajzën në fshatin Podgorie, aty ku të dy janë banues dhe ka bërë veprime të turpshme përkundrejt të miturës duke e prekur në zona intime.
Ka qenë vajza që ka treguar te familja e saj ngjarjen dhe menjëherë janë drejtuar në komisariat për të bërë denoncim. Nga burimet e policisë konfirmohet fakti se dy të rinjtë nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin që mund ta kenë mbajtur të fshehtë, por ka qenë ngacmim nga ana e Enea Duros.
Dyshohet që autori të ketë probleme me shëndetin mendor ndonëse nuk figuron me kartelë apo dokumenta që e konfirmojnë këtë fakt. Hetimet e mëtejshme të prokurorisë do të hedhin dritë mbi ngjarjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Kanosi me thikë taksistin dhe i mori paratë, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve me dhunë në qershor
Nga investimi në Zvërnec e Sazan deri tek negociatat, zbardhen temat që do të diskutohen në mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS
Sherri në gjyq, futen në izolim vëllezërit Bushgjokaj
- 12:22 Ministria e Jashtme e Francës mohon se ka kërkuar ndalimin e tubimit të opozitës iraniane në Paris
- 12:20 “Duhet t’ju dërgojmë në Moskë”, kryeministri belg ka një mision diplomatik për Antonio Costa
- 12:14 Kanosi me thikë taksistin dhe i mori paratë, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve me dhunë në qershor
- 12:04 Nga investimi në Zvërnec e Sazan deri tek negociatat, zbardhen temat që do të diskutohen në mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS
- 12:03 Lavrov: Evropa nuk është neutrale në konfliktin ukrainas, qëllimi është ruajtja e “regjimit të Zelenskyt”
- 11:57 Sulm rus në Detin e Zi, goditen me dronë dy anije me flamuj të huaj, shënohen viktima