”Boll më”, Lulzim Basha i ashpër me Ramën: Shtatë vite dhunë dhe terror ndaj familjeve shqiptare
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar mbi zhvillimet e fundit në vend, ku vrasja e të riut Klodian Rasha nga efektivi i repartit “Shqiponja” ngriti në këmbë qytetarët në Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit.
Prej dy ditësh protestuesit u përplasën më policinë dhe kërkuan dorëheqjen e Lleshit, kërkesë kjo, e cila u realizua paDditen e sotme. Me një shënim në “Facebook”, kryedemokrati hodhi akuza të forta për kryeministrin Rama, ndërsa thotë se askush nuk e beson qeverisjen e tij.
Sipas Bashës, në shtatë vite qeverisje, kryeministri Edi Rama ka ushtruar dhunë dhe terror ndaj shqiptarëve.
“Pas 7 vitesh dështime dhe premtime të pambajtura, 7 vite mashtrime, vjedhje dhe dështime, 7 vite dhunë dhe terror ndaj familjeve shqiptare, 7 vite rrënim dhe manipulime, askush se beson më Edi Ramën. Boll më”, shkruan Basha.
Largimin e ministrit të Brendshëm fillimisht e njoftoi kryeministri Rama, kurse z. Lleshaj më një status të gjatë në “Facebook” shpjegoi arsyet reale, të cilat sipas tij e shtynë të firmoste dorëheqjen e parevokueshme.
Lexoni gjithashtu:
Jep dorëheqjen ministri Sandër Lleshaj
PD për vrasjen e të riut, Alibeaj: Asnjë kurban s’e shpëton dot Ramën nga përgjegjësia
Hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për efektivin
Vrasja e Klodian Rashës, Lleshaj: Organet do të finalizojnë shpejt hetimet
Publikohet ekspertiza paraprake, Rasha s’ka plumb në kokë, polici ka qëlluar dy herë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet