Sheholli: Demokracia nuk mbahet me polici, të ketë zgjedhje të reja në Veri
Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, komentoi situatën e tensionuar së fundmi në veri të Kosovës pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj në komunat serbe.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se demokracia nuk mbahet me polici dhe sipas tij kryeministri i Kosovës Albin Kurti e di mjaft mirë këtë gjë.
Sipas tij kryetarët e zgjedhur duhet të kenë fillimisht një punë teknike që më pas të zhvillohen zgjedhje të reja, duke qenë se shumica serbe nuk i pranon në krye të komunave.
“Unë nuk e di çfarë veprimi politik do të ketë, por me polici nuk mbahet demokraci. Këtë çështje e di Kurti. Nëse do vazhdojmë që me polici ti dërgojmë këta kryetarë komune në objektet komunale, kjo është vaj halli për demokracinë, prandaj dhe SHBA ka deklaruar atë që ka deklaruar. Do ishte shumë mirë që Kurti dhe organet e Kosovës të pohojnë se këta kryetarë të kenë një punë teknike administrative, për një periudhë dy mujore dhe do futemi në zgjedhje të reja. Nuk e di se çfarë pune do të kryejë ai kur shumica e serbëve që jetojnë atje nuk e pranojnë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane