Meta thirrje qeverisë të shpallë Vjosën park kombëtar

11 Dhjetor 2020 | 10:18

Presidenti Ilir Meta iu bashkua sot zërave të mjedisorëve duke kërkuar nga qeveria shpalljen e zonës lumore të Vjosës park kombëtar.

Deklaratën ai e bëri gjatë forumit ndërkombëtar të organizuar online nga Konfindustria Shqiptare, pas nismës për strategjinë e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të lumit Vjosa.

“Jam i bindur dhe mbështes plotësisht thelbin e Nismës së Konfindustrisë, që ekosistemi lumor i Vjosës, si lumi i vetëm me rrjedhje të lirë në Europë, […] duhet vënë në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe mirëqenies së banorëve të basenit dhe vendit në tërësi. Po ashtu, kjo nismë duhet t’i shërbejë edhe forcimit të fqinjësisë së mirë me Greqinë dhe të jetë shembull edhe për rajone të tjera të Ballkanit Perëndimor,” – u shpreh fillimisht Meta.

Lumi i Vjosës, i cili rrjedh nga mali i Pindit në Greqi dhe derdhet në detin Adriatik, ishte nën kërcënim nga disa projekte hidrocentralesh në Shqipëri, një prej së cilëve ishte ai i Kalivaçit, por që disa muaj më parë Kryeministri Edi Rama bëri me dije se qeveria e tij ka refuzuar t’i japë leje.

“Mosdhënia e lejes mjedisore të HEC-it të Kalivaçit është pa dyshim një shenjë e mirë e vendimmarrjes, në ndihmë të mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit të qëndrueshëm në Shqipëri, në përputhje dhe me mendimin e përparuar shkencor, dhe me kërkesat e përsëritura të shumë organizmave ndërkombëtare dhe të BE-së,” – u shpreh Meta.

Presidenti ka këshilluar që zona të vendoset nën status mbrojtjeje pasi mbetet nën kërcënim. Ai kërkoi që qeveria ta shpallë “Park Kombëtar Lumor” gjithë zonën lumore të pjesme, sidomos pjesën Qesarat-Poçem.

“Ndërtimi i HEC-eve nuk mund të jetë kurrë sesi një rrugë ‘e blertë’, një rrugë e qëndrueshme për zhvillimin e vendit!,” – theksoi më tej Meta.

Në forumin për Vjosën ishin pjesëmarrës ambasadorë, akademikë, shkencëtarë, profesorë universitetesh evropiane, deputetë, përfaqësues nga qeveria qendrore, lokale dhe shoqatat mjedisore të Shqipërisë dhe Greqisë.

Nisma e nxitur nga mjedisorët kërkon hartimin e një modeli strategjik zhvillimi të qëndrueshëm për zonën, dhënies fund të shfrytëzimit pa kriter të mjedisit, rishikimit të politikave për dhënien me koncesion të resurseve natyrore dhe përafrimin e praktikave me ato të BE-së në interes të përbashkët rajonal.

Mbrojtja e lumit të Vjosës është advokuar në rrjete sociale edhe nga aktori i njohur amerikan Leonardo DiCaprio, i cili prej vitesh është kthyer një zë i fortë i kauzave mjedisore.

 

Lexoni gjithashtu:

Kthimi i Vjosës në park kombëtar, thirrja e Leonardo Di Caprio: Lumenjtë të shpëtohen nga ndërtimi i hidrocentraleve

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026