Spanja shkon në zgjedhje të parakohshme paralmentare
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez njoftoi të hënën se Spanja do të shkojë në zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 23 korrik. Ky vendim erdhi pasi partia që Sanchez drejton, Partia Socialiste pësoi humbje të konsiderueshme në zgjedhjet lokale dhe rajonale.
Më parë, Sanchez kishte këmbëngulur se do të përfundonte mandatin e tij të plotë katërvjeçar së bashku me partnerin e koalicionit të qeverisë së majtë, Partinë “Së Bashku Mundemi”, me pritshmërinë e mbajtjes së zgjedhjeve në dhjetor.
Megjithatë, rezultati i votimeve të fundit lokale dhe rajonale i ndryshoi me shpejtësi planet e tij.
“Unë e kam marrë këtë vendim bazuar në rezultatet e zgjedhjeve të djeshme”, deklaroi Sanchez të hënën nga pallati presidencial Moncloa.
Sfidat me të cilat përballet Sanchez dhe partia e tij PSOE përkojnë me marrjen e ardhshme të presidencës së rradhës të Bashkimit Evropian nga Spanja më 1 korrik.
Sanchez përmendi gjithashtu se ai kishte diskutuar çështjen me Mbretin Felipe VI dhe synonte të thërriste një mbledhje të posaçme të kabinetit më vonë atë të hënën për të shpërndarë parlamentin.
Data e vendosur për zgjedhjet e parakohshme vjen në mes të periudhës së pushimeve verore të Spanjës, me shumë njerëz që ka të ngjarë të jenë larg zonave të tyre të votimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje