Zemra, shkaku kryesor i vdekjeve të shqiptarëve

29 Maj 2023 | 16:25

Problemet kardiake dhe goditjet në tru janë shkaku kryesor i vdekjes së shqiptarëve.

Të përfshira në grup sëmundjet e  “Aparatit të qarkullimit të gjakut’ ato zënë 54.5% të vdekjeve  në vitin 2022.

Sipas të dhënave të INSTAT “Sëmundjet kronike të zemrës” janë shkaktar I  42,2 % të vdekjeve pasuar nga “Sëmundjet të enëve të trurit” me 22,5 %  dhe “Sëmundjet ishemike të zemrës” me 22,3 % të fataliteteve.

Pas zemrës dhe trurit, ekspertët thonë se vdekjet nga shkaqe të papërcaktuara, natyrale apo nga pleqëria zë 20.3% të totalit të vdekjeve në rang vendi. Ajo çfarë vihet re është se në grup-moshën mbi 70 vjeç  82,3 % e vdekjeve kanë  shkak kryesor “Vdekje nga pleqëria”.

Tumoret edhe pse kanë shënuar rënie vijojnë të jenë ndër shkaktarët kryesor të fataliteteve në vendin tonë. 3232 persona përgjatë vitit 2022 humbën jetën si pasojë e tumoreve duke zënë kështu 13,5 % të vdekjeve gjithsej. 

 Sipas INSTAT 97%e vdekjeve  në vendin tonë janë si pasojë sëmundjeve, 2% nga aksidentet, 0,2% nga vrasjet dhe 0,8% vetëvrasjet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026