“Serbët provokatorë”, gazetari Egro: Tensionet në Veri po krijohen enkas
Gazetari dhe autori i “Balkan Talks”, Franko Egro tha në një intervistë për Euronews Albania se situata aktuale në veri të Kosovës i kujton tensionet që u krijuan me barrikadat për çështjen e targave.
Ai i cilësoi serbët si provokatorë, ndërsa tha se gjendja që është tani është e krijuar enkas nga ta.
“Sërish faktori ndërkombëtar e kritikoi dhe tha ‘nuk duhen bërë gjëra të nxituara, por duhen bërë gjëra të menduara’ dhe e menduar unë gjykoj, në prioritetin absolut të faktorit ndërkombëtar është marrëveshja e Ohrit dhe agjenda që ata e kanë përcaktuar që kjo marrëveshje të implementohet. Kjo situatë e krijuar tani nuk mund të zgjidhet me forcë.
Nga njëra anë kryetarët e bashkive të zgjedhur nuk mund të shkojnë përditë me policë në punën e tyre. Qytetarët të organizuar nga Lista Serbe, një parti politike, zgjatim i presidentit Vuçiç do të jenë aty për të krijuar tensione. Pra, ky provokim nuk mund të ballafaqohet me një qëndrim të tillë nga ana e kryeministrit Kurti, por situata duhej të mbahej e qetë dhe gjithçka duhej të bëhej në unison të plotë me faktorin ndërkombëtar,” – u shpreh Egro.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore