Tensionet në Veri, analisti amerikan: Kurti fajtor, por jo sa Vuçiç
Analisti amerikan, Edward Joseph ka komentuar tensionet në veri të Kosovës në një intervistë për Euronews Albania.
Ai tha se Albin Kurti ka përgjegjësi për situatën, por jo aq sa presidenti serb Aleksandër Vuçiç.
“Albin Kurti bëri një gabim, mund të them që të dyja palët kanë përgjegjësi, por përgjegjësia nuk është e barabartë. Përgjegjësia e Beogradit është më e madhe, por edhe Albin Kurti ka përgjegjësinë e tij. Albin Kurti e nxiti situatën, prandaj dhe Shtetet e Bashkuara, miku i madh i Kosovës dhe shqiptarëve, i bëri apel Kurtit që të mos e bënte këtë, që të zgjidhte një masë të moderuar. Edhe vendet e QUINT-it i kërkuan të njëjtën gjë Albin Kurtit sepse është KFOR-i që ka përgjegjësinë përfundimtare për sigurinë, nuk është qeveria e Kosovës, por KFOR-i, misioni i NATO-s,” – u shpreh Joseph.
Sipas analistit qeveria e Kosovës duhet të kontrollojë veprimet e saj në Veri së bashku me KFOR-in.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme