Përleshje masive mes shqiptarëve dhe serbëve në Austri, qëllohet me armë

30 Maj 2023 | 10:23

Mediat austriake kanë raportuar për një përleshje masive mes shqiptarëve dhe serbëve në qyetetin e Linz-it në Austri.

Bëhet me dije se përleshja mes grupit të shqiptarëve dhe serbëve ka ndodhur mëngjesin e të dielës në lagjen Bindermilch të Linz-it.

Policia dyshon se në zënkën masive ishin përfshirë 20 persona. Nga informacionet e mbledhura nga grupi hetimor raportohet se tre prej personave të përfshirë në konflikt kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Në momentin që policia ka mbërritur në vendngjarje të gjithë personat e përfshirë ishin larguar.

Po vijon puna nga ana e autoriteteve për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë.

Ende nuk dihen rrethanat apo arsyet që shtynë shqiptarët dhe serbët drejt përleshjes masive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026