Vetëm dy kryetarë të komunave në Veri brenda ndërtesave
Kryetari Leposaviçit, Lulzim Hetemi, dhe ai i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç, gjenden në objektet e komunave përkatëse, bënë të ditur burimet e Radios Evropa e Lirë.
Siç merr vesh REL-i, kryetari i Leposaviçit ka mbetur brenda objektit të komunës që nga dita e djeshme, për “arsye sigurie”.
Me gjithë përpjekjet, REL-i nuk arriti të bjerë në kontakt me Hetemin.
Ndërkaq, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se është duke punuar nga Zyra për Komunitete në fshatin Lipë të kësaj komune, e jo nga objekti komunal.
“Këtu sot e kemi filluar punën… Tani, le ta shohim”, tha shkurtimisht ai të martën.
Për të dytën ditë me radhë, serbët në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok po protestojnë, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë. Ata po kërkojnë po ashtu tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i shtetit.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.