Basha me tone të ashpra: Kthejuni përgjigje njerëzve për këto 4 pyetje

30 Maj 2023 | 14:01

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shtruar në rrjete sociale disa pyetje ndaj aktorëve politikë në vend, për të cilat kërkon një përgjigje.

Basha ka parashtruar 4 kauzat e artikulimit pas rikthimit të tij që kanë të bëjnë me hapjen e listave, vetingun në politik, kufizimin e mandateve dhe rritjen e kompetencave të presidentit.

Sipas tij sulmet dhe baltosja që kryet në emër të tij bëhet me qëllimin për të mbrojtur pushtetin politik dhe për të penguar ndryshimin.

“Kthejuni një përgjigje njerëzve.

A jeni për listat e hapura? Po apo jo?

A jeni për vettingun në politikë? Po apo jo?

A jeni për kufizimin e mandateve? Po apo jo?

A jeni për një President të Republikës kukull, apo për një President të Republikës me kompetenca të plota kushtetuese, siç ishte para 2008-ës, para se ju zotërinj ta asgjesonit? Po apo jo?

Sulmet, mashtrimet, baltosja janë alibia për të mbrojtur pushtetin politik dhe për të penguar ndryshimin”, shkruan Basha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026