Pacolli akuzon Kurtin dhe Osmanin për situatën në Veri: Vuçiç po gëzohet
Kryetari i AKR, Behgjet Pacolli tha në një intervistë për Euronews Albania se çdo proces i Kosovës është realizuar gjithmonë në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, referuar këtu dhe veprimeve pas situatës në Veri, ku 30 ushtarë të KFOR-it ngelën të plagosur pas përplasjes me protestuesit serbë.
Ai theksoi se tensionet e krijuara po i kushtojnë shumë Kosovës, ndërsa shtoi se i vjen keq kur sheh reagimet e arenës ndërkombëtare dhe qasjen e tyre në këtë situatë.
“Në momentin që Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë vendosur që të bëjnë zgjedhjet në Veri të një kohë jo të duhur, të panevojshme për Kosovën, është parë se Veriu po humb dhe nëse Veriu humbet tani faji kryesor është i Vjosa Osmanit dhe i Albin Kurtit,” – u shpreh Pacolli.
Sipas tij ish dashur të pritej për një kohë më të përshtatshme për realizimim e zgjedhjeve. Në këndvështrimin e Pacollit, çdo veprim i Albin Kurtit po gëzon presidentin Vuçiç dhe rrjedhimisht ai po luan në lojën e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut