Meta kthen buxhetin 2021, Balla: E turpshme dhe djallëzore. Presidenti nuk ka të drejtë ta kthejë

11 Dhjetor 2020 | 16:49

Pasi Presidenti Ilir Meta ktheu buxhetin e vitit 2021 ka reaguar Taulant Balla i cili shprehet se Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë buxhetin, dhe ai do të rivotohet në Kuvend menjëherë sipas procedurës parlamentare.

Balla shkruan se kjo që ka ndodhur është e turpshme dhe djallëzore.

“Presidenti nuk ka asnjë të drejtë të kthejë Buxhetin e Shtetit. Por është e turpshme dhe djallëzore të vonosh hyrjen në fuqi të Buxhetit të Shtetit sot kur aty janë planifikuar:

Mbështetja më e madhe për shëndetësinë dhe rindërtimin;

Mbrojmë jetën e qytetarëve nga pandemia, garantuam fondin për vaksinën anti-COVID;

Rimbursojmë kurimin çdo qytetari/qytetareje shqiptare nga covid-19;

Rrisim pagat me 40% për mjeket dhe personelin shëndetësor;

Miratuam 280 milionë dollarë për rindërtimin”, shkruan z.Balla.

Në fund të postimit të tij Balla thotë se buxheti do të rinovohet menjëherë dhe do të hyjë në fuqi siç e ka votuar Kuvendi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026