OSBE jep vlerësimin për zgjedhjet në Turqi: Erdogan u favorizua nga mediat

30 Maj 2023 | 17:10

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale turke, që u kurorëzua me rizgjedhjen e Recep Tayyip Erdogan ishte i lirë, por jo i drejtë. Kështu thotë misioni i vëzhguesve të OSBE-së dhe Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Ata vlerësojnë se mes shumë faktorëve, Erdogan pati një prani më të theksuar të medias krahasuar me rivalin Kiliçdaroglu.

“Sikurse në raundin e parë, mbulimi i njëanshëm i mediave dhe mungesa e një niveli të barabartë favorizuan padrejtësisht presidentin në detyrë”.

Dy misionet kritikuan gjithashtu fjalimet kundër minoriteteve të bëra nga dy kandidatët.

“Do të doja të bëja thirrje për maturi, pas fushatës me fjalime me gjuhë urrejtjeje ndaj minoriteteve, si ato kundër komunitetit LGBT që u bënë nga spektri politik i Erdgoan, ashtu edhe ato ndaj refugjatëve që u bënë në raundin e dytë nga kampi politik i Kiliçdaroglu”- tha Frank Schwable, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Në këtë mandat të tretë në krye të shtetit dhe pas zgjedhjeve më konkurruese që kur ka qenë në pushtet, Erdogan ka detyrën e vështirë të frenimit të inflacionit të lartë dhe atë të rindërtimit dhe rikuperimit të zonave të dëmtuara nga tërmetet e muajit shkurt.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026