Zbulime të reja në Pompei, gjenden trupat e 2 grave e 1 fëmije, viktima të vullkanit

31 Maj 2023 | 11:20

Arkeologët në Pompei zbuluan mbetjet e tre viktimave të tjera të vullkanit Vezuvi, që shpërtheu në vitin 79 të Erës Sonë.

Skeletet u gjetën në një punishte buke dhe dyshohet se janë dy gra që po mbronin një fëmijë të moshës 3 ose 4 vjeç.

“Gjetja e tre viktimave të vullkanit ka bërë bashkë një ekip të tërë arkeologësh, antropologësh, vullkanologësh dhe sizmologësh, të cilët kanë punuar për të nxjerrë sa më shumë të dhëna nga këto zbulime”, tha Gabriel Johannes Zuchtriegel, drejtor i parkut arkeologjik të Pompeit.

Zbulimet e fundit janë bërë falë “Projektit të Madh të Pompeit” që nisi në vitin 2012 për të ndalur degradimin e parkut arkeologjik.

Mbi 100 milionë euro janë lëvruar për të ruajtur zonën dhe për të kryer gërmime. Ministria italiane e Kulturës ka deklaruar se projekti po ecën mjaft mirë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026