Balluku: Bizneset në Shqipëri janë konkurrues, hapin vende pune e kthejnë emigrantët

31 Maj 2023 | 14:05

Klima e Biznesit në Shqipëri është më favorshme sot, ndërsa në të ardhmen ata do të jenë promotorë për kthimin e emigrantëve. Kështu ka deklaruar zv/kryeministrja Belinda Balluku, në Konferencën Biznes 2030, organizuar nga Ambasada e Suedisë dhe Kombeve të Bashkuara.

“Shqipëria është sot një vend konkurrues për hapjen dhe zhvilimin e një biznesi. Si e tillë, ajo ofron mundësi për shumë investitorë brenda dhe jashtë vendit, njëherazi hap edhe një dritare të për kthimin e emigrantëve.

Ky është një nga argumentet kryesorë që diskutohet në tryeza se si do të vazhdojë jo vetëm në Shqipiëri, por në të gjithë Ballkanin se si do të vazhdojë fluksi i emigracionit”, tha Balluku.

Për ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, biznesi privat ka pasur dhe do të ketë mbështetjen e qeverisë, pasi ai është motor i zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

“Qeveria shqiptare synon të inkurajojë investimet në sektorin privat për të ndihmuar në përmbushjen e objektivave të zhvillimit, veçanërisht duke përshpejtuar rritjen e sektorin privat dhe duke krijuar vende të reja pune që janë synimi ynë kryesor”, tha Balluku.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026