Neritan Ceka: Rindërtimi i Akademisë së Shkencave është një vepër kombëtare
Historiani Neritan Ceka tha se reagimet në lidhje me shkrirjen e Institutit Albanologjik janë të tepërta. Ai tha personat të cilë po reagojnë në lidhje me këtë vendimarrje, po ndërhyjnë në një fushë që nuk u takon, pasi sipas tij në atë institut nuk bëhet albanologji.
Ceka tha në “Now me Erla Mëhillin” se pa dyshim ky institut ka meritat e veta, por gjithsesi ai tha se rindërtimi i kësaj akademie është një vepër kombëtare e domosdoshme.
“Unë nuk i futem në fushën e tij dhe ai të mos futet në fushën time. Unë kam respekt shumë të madh po mos të bëjë dramat e Eskilit, se kjo që thotë nuk ka asgjë të vërtet. Unë nuk jam ndonjë admirues i Ramës, këtë e kuptojnë gjithë shqiptarët, por këtu ka bërë një punë të mirë.
Ky është një akt pozitiv kombëtar. Rindërtimi i Akademisë së Shkencave është një vepër kombëtare. Tani të merremi për qaramanët… Këtu bëhet fjalë për një shkencë kombëtare. Ata janë jashtë kësaj shkence. Atje vetëm albanologji nuk bëhet, të paktën për arkeologjinë nuk ka albanologji”,-tha Neritan Ceka.
Kujtojmë se qeveria vendosi këtë të mërkurë që Instituti i Albanologjisë duhet të shkrihet pasi nuk i plotëson kriteret. Lidhur me këtë ngjarje kanë reaguar figura të ndryshme, ku një prej tyre ishte dhe profesori Artan Fuga, reagimin e të cilit CEka e cilësoi si “dramë të Eskilit”.
LEXONI GJITHASHTU:
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë